Ramadani i shqiptares: Hjulmand është e shkuara e Lecce-s, unë jam e tashmja dhe do lë gjurmën time!

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 13:50
Ramadani i shqiptares: Hjulmand është e shkuara e Lecce-s, unë jam e tashmja dhe do lë gjurmën time!

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani ka folur për mediet pas barazimit 2-2 të ekipit të tij, Lecce-s ndaj Fiorentina-s, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ramadani u shpreh: “Nuk e nisëm mirë pjesën e parë, duke pësuar një gol, por më pas reflektuam për gabimet tona dhe u përmirësuam. Më duhej të ruaja Arthur-in dhe u mundova pak, por më pas dola kundër Bonaventura-s dhe ishte më mirë”. Çfarë do të thotë të zëvendësosh Hjulmand?

“Në futboll duhet të marrësh përgjegjësi çdo ditë, por unë erdha këtu për të lënë gjurmën time. Hjulmand ishte i rëndësishëm vitin e kaluar, por kjo është e kaluara, unë duhet të bëj më mirë që Lecce të qëndrojë në Serie A”.

Si po shkon puna Itali, në Serie A dhe në Lecce?

“Në Serie A ka një nivel tjetër në krahasim me Skocinë, por më ka trajnuar një italian dhe tashmë e di se çfarë mentaliteti ka këtu”. 

(Kosova Sot Online )