Interi synon fitoren e dytë në Serie A kundër Cagliarit

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 20:13
Interi synon fitoren e dytë në Serie A kundër Cagliarit

Cagliari arriti që të mbajë portën e paprekur kundër Torinos me një barazim 0-0 në ndeshjen e parë në Serie A pas një viti mungese, por edhe pse në dukje një rezultat pozitiv fakti është së është hera e tetë me radhë që klubi dështon të fitojë në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A

Trajneri, Claudio Ranieri tha se ai ishte “mesatarisht i kënaqur” derisa ata po e ndërtojnë skuadrën e tyre për të hyrë më fuqishëm në këtë sezon pasi që arritën të hynë në Serie A si fitues të play=offit.

Nikoqirët po tentojnë që të mos mposhtën as pas dy ndeshjeve të fillimit të Serie A për herë të parë që nga sezoni 2011/12, një sezon kur ata e filluan me një barazim pa gola dhe pastaj me një fitore prej 5-1 kundër Romës. Këtu do ju duhet më shumë mundi apo edhe fat pasi që Cagliari ka fituar vetëm njëherë në 11 takimet e fundit që ka pasur me Interin.

Interi mposhti Monzan me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, një rezultat të cilin trajneri Simone Inzagi e quajti “start ideal”. Një tjetër fitore në këtë udhëtim do të jetë një edhe për librin e rekordeve, pasi që Zikaltërit kanë arritur fitore rekorde të njëpasnjëshme në fillim të sezonit dhe do të ishte hera e pestë – një arritje e pabesueshme që mund të arrihet për herë të parë në histori të klubit.

(Kosova Sot Online)