Dortmundi dhe Augsburgu në bisedime të avancuara për transferimin e Mërgim Berishës në Signal Iduna Park

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 10:34
Dortmundi dhe Augsburgu në bisedime të avancuara për transferimin e Mërgim Berishës në Signal Iduna Park

Augsburgu e ka blerë këtë verë Berishën për shifrën e katër milionë eurove nga Fenerbahce, mirëpo dëshira e lojtarit është të bëj një hap para në karrierën e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjiganti gjerman Borussia Dortmund është një kërkim të një sulmuesi dhe Sky Sport ka raportuar se Mërgim Berisha është në radarin e tyre.

25-vjeçari kosovar me pasaportë gjermane është i gatshëm për t’iu bashkuar verdhezinjve dhe po pret që dy klubet të gjejnë një marrëveshje.

Sipas mediumit gjerman dy skuadrat janë në bisedime dhe 48 orët e ardhshme janë vendimtare për tu arritur një marrëveshje.

Augsburgu është gati ta lejoj Berishën të largohet për të bërë një hap para në karrierën e tij, por i ka bërë të qartë se pa u paguar 15 milionë euro një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Sezonin e kaluar Berisha në 23 ndeshje në Bundesliga realizoi nëntë gola e dhuroi katër asistime duke bërë që falë formës së mirë të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja A e Gjermanisë.

Interesim për kosovarin kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera gjermane si VfL Wolfsburg dhe SV Werder Bremen. 

(Kosova Sot Online )