Vilda pritet të largohet nga drejtimi i Kombëtares së Femrave të Spanjës

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 21:10
Vilda pritet të largohet nga drejtimi i Kombëtares së Femrave të Spanjës

Federata e Futbollit të Spanjës raportohet se është duke shikuar opsionet për ta shkarkuar trajnerin e Kombëtares së Vajzave, Jorge Vilda

Vilda (42) e udhëhoqi La Rojan për ta fituar trofeun e Botërorit që u mbajt në Australi dhe Zelandë të Re në fillim të këtij muaji, por edhe ai është përfshirë në skandalin që e rrethon presidentin e federatës së Spanjës, Luis Rubiales.

Sipas asaj që raporton BBC Sport, federata spanjolle është duke shikuar mënyrat për t’ia shkëputur kontratën atij si menaxher i Kombëtares së grave, për shkak të mbështetjes që ai ia ka dhënë Rubiales.

Stafi i trajnerëve të Vildas tashmë është larguar nga pozitat e tyre, derisa e tërë skuadra që fitojë Botërorin do të refuzojnë të luajnë për vendin e tyre derisa presidenti mbetet në pozitën e tij. 46 vjeçari ka refuzuar të largohet për shkak se puthi në buzë Jenni Hermos, pa pëlqimin e saj.

Vilda është parë duke festuar me Rubiales, derisa ai vazhdimisht ka theksuar se ai nuk duhet të japë dorëheqje nga RFEF, fjalim që e mbajti të premten në asamblenë gjenerale e vuri në dukje këtë gjë. Megjithatë, në një moment ai vuri në dyshim sjelljen e Rubiales për këtë problem

Liderët rajonalë brenda federatës spanjolle si dhe përfaqësues të RFEF tani besohet se do ta shkarkojnë Vildan, pasi që e ka mbrojtur presidentin.

Rubiales e ka mbështetur Vildan që nga shtatori i vitit 2022, derisa 15 futbolliste të Kombëtares e kishin shkruar një letër të hapur për menaxhmetin e federatës së mënyra së si ai stërvit po ndikon në mirëqenien e tyre mendore.

Vetëm tri nga këto 15 futbolliste ju bashkuan grupit të Spanjës, e të cilat mposhtën në finale Anglinë këtë vit për ta fituar Botërorin.

(Kosova Sot Online)