Pasi Rita Ora u kritikua vjen një reagim nga Lorik Cana

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 21:32
Pasi Rita Ora u kritikua vjen një reagim nga Lorik Cana

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave ditëve të fundit pas performancës së saj me flamurin serb. 

Këngëtarja shqiptare performoi në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, ajo mbajti një flamur serb. Këngëtarja e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Përveç komenteve negative, ka pasur dhe personazhe që i kanë dalur në mbrojtje. Një ndër ta ishte dhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ai ka postuar një foto ku shfaqet këngëtarja Rita Ora e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj dhe është krenare që është shqiptare.

(Kosova Sot Online)