Aston Villa mirret vesh me Barcelonën për Lenglet

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 16:20
Aston Villa mirret vesh me Barcelonën për Lenglet

Clement Lenglet do të vazhdojë karrierën e tij në Premierligë.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës e kaloi sezonin e kaluar te Tottenhami në huazim, kurse tani do të ndryshojë skuadër.

Francezi 28-vjeçar do të jetë pjesë e Aston Villas për sezonin 2023/24

Klubi anglez është marrë vesh me Barcelonën për ta marrë Lenglet në formë huazimi.

Vet lojtari tashmë ka pranuar këtë marrëveshje.

(Kosova Sot Online)