Federata e Futbollit e Zvicrës vjen me njoftim për tifozët zviceranë që duan të jenë në “Fadil Vokrri”

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 16:34
Federata e Futbollit e Zvicrës vjen me njoftim për tifozët zviceranë që duan të jenë në “Fadil Vokrri”

Kosova do të ndeshet me Zvicrën më 9 shtator nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo përballje do të jetë e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani, transmeton "Kosova Sot Online ". 

E Federata zvicerane e futbollit ka dalë me një njoftim për tifozët zviceranë që duan të blejnë bileta për këtë përballje.

Tifozët zviceranë kanë mundësinë të blejnë bileta për ndeshjen Kosovë – Zvicër më 9 shtator 2023 në Prishtinë. Biletat në sektorin e tifozëve të Zvicrës kushtojnë 5.00 €. Mund të blihen maksimumi 4 bileta për porosi. Lidhja përkatëse nga Federata e Futbollit të Kosovës do të postohet në faqen www.football.ch të mërkurën më 30 gusht në ora 14.00.

(Kosova Sot Online )