Struga dhe Partizani po e ndjekin Ballkanin, synojnë historinë sonte në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 31 August 2023 - 12:26
Struga dhe Partizani po e ndjekin Ballkanin, synojnë historinë sonte në Ligën e Konferencës

Përveç Ballkanit, Struga dhe Partizani janë dy ekipet tjera shqiptare që po synojnë kualifikimin për në grupet e Ligës së Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, për këto dy ekipe ky mision është paksa më i vështirë – pasi janë në disavantazh prej ndeshjeve të para të fazës së “Play-Offit”. 

Struga sonte do të luajë në udhëtim ndaj Breidablik. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45, në stadiumin “Kopavogsvollur”.

Skuadra islandeze ka përparësi në rezultat nga ndeshja e parë, të cilën e fitoi minimalisht 0:1.

Partizani do të jetë nikoqir i Astanas, skuadër nga e cila u mposht 1:0 në ndeshjen e parë.

Përballja e sotme do të luhet në “Elbasan Arena”, me fillim prej orës 20:00.

Si për kampionët e Maqedonisë e Veriut, Strugën, ashtu edhe për kampionët e Shqipërisë, Partizanin, pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës do të ishte arritje historike.

(Kosova Sot Online )