Pse Kane nuk u lejua të përshendeste shokët?

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 15:05
Pse Kane nuk u lejua të përshendeste shokët?

Harry Kane vendosi të largohej këtë verë nga Tottenham teksa zgjodhi Bayern Munich si destinacionin e radhës në karrierë.

Bavarezët shpenzuan 100 milionë euro për shërbimet e 30-vjeçarit, megjithatë në Londër nuk e pritën mirë vendimin e sulmuesit për t’u larguar dhe as paratë nuk mjaftuan për të zbutur zemërimin e anglezëve.

“The Athletic” zbulon se tensionet mes palëve në ditët e fundit para largimit të Kane kanë qenë në nivelin maksimal. Me anë të një e-maili, Kane ishte paralajmëruar se prezenca e tij në qendrën stërvitore do të ishte e pavend.

Drejtuesit nuk e mirëkuptuan Kane në vendimin për t’u larguar dhe e ndaluan lojtarin që t’i drejtohej qendrës stërvitore për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës.

Madje, sipas The Athletic, sulmuesi nuk mundi as të mblidhte sendet personale të cilat i kishte në qendrën stërvitore duke deleguar të tjerë persona që të kujdeseshin për ato.

(Kosova Sot Online)