Ballkani është në grupe të Ligës së Konferencës

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 22:06
Ballkani është në grupe të Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani pritet që të luajë përsëri në grupe të Ligës së Konferencës në Europë. Pavarësisht humbjes 1-0 nga kampioni i Bjellorusisë skuadra e strategut shqiptar Ilir Daja kalon në grupe pasi që në ndeshjen e parë ata fituan me rezultat 4-1. Ballkani kalon në grupe të Ligës së Konferencës

Janë përsëri ata.

Ballkani i Suharekës, kampioni i Kosovës që do të luajë përsëri në grupe të Ligës së Konferencës garë kjo që organizohet nga UEFA.

Bate erdhi të një rast i mirë në minutën e gjashtë por Koliçi intervenoi edhe pse më vonë u sinjalizua së Kontsevoi ishte në pozitë jashtëloje.

Mandej ishte Ballkani ai që doli në një kundërzbritje të shpejt por që në fund intervenoi mbrojtja e dendur e Bates.

Rasti tjetër për Baten ishte në minutën e 11-të por që prapë mbrojtja e Ballkanit reagojë mirë.

Në këto minuta të fillimit Bate ishte më e rrezikshme dhe rasti tjetër për ta për të shënuar ishte në minutën e 14, por që goditja e Kontsevoi përsëri ishte jashtë kuadratit të portës.

Ballkani pati posedimin në pjesën e parë, ku mbajt topin 59 për qind të ndeshjes, derisa një rast të mirë e pati me Tolajn i cili vodhi një top të mirë në minutën e 17 por që nuk arriti të pasojë në qendër të Gripshi i cili u mbulua mirë nga mbrojtja bjelloruse.

Ballkani kishte një epërsi në posedimin e topit deri në minutën e 28, madje disa herë edhe rrezikoi portën e vendasve.

Por pas kësaj minute, gjërat filluan të vështirësohen për skuadrën kosovare.

Kështu, në minutën e 30 një huti në mbrojtjen e Ballkanit i kushtoi atyre me gol. Këtë huti më së miri e shfrytëzoi sulmuesi i Bates Kontstevoi që shënoi për rezultat 1-0.

Pas golit të shënuar therandasit humbën pak motivin për lojë dhe Bate ishte disa herë në pozitë të mirë për të shënuar, megjithatë kampionët e Kosovës rezistuan disi dhe arritën që mos të pesojnë gol tjetër.

Pjesën e dytë Bate e nisi përsëri me një presion të lartë në fushë, por Ballkani kishte rastin e parë në këtë pjesë ku Thaçi goditi por topi shkoi mbi portën e Bates.

Kryeziu ishte në një rast të mirë në minutën e 55-të te ndeshjes, kur bëri një kalim të mirë në krahun e majtë por që mbrojtja e Bates e bllokoi në momentin e fundit topin dhe shpëtuan pa pësuar gol.

Kryeziu pati një mundësi të mirë shënimi edhe në minutën e 59-të por prapë ishte mbrojtja që goditjen e tij e devijoi në goditje nga këndi.’

Rasti më i mirë për Ballkanin para minutës 70-të ishte ai me Berishën kur doli ballë për ballë me portierin e Bates por që nuk arriti ta finalizojë për ta barazuar rezultatin.

Në përgjithësi 25 minuta e pjesës së dytë për Ballkanin ishin shumë më të mirë, me skuadrën e Ilir Dajës që disa herë doli në sulm dhe ishte afër të shënonte.

Minuta e 82-të ishte shumë e rrezikshme për Ballkanin ku pas një krosimi në zonë Bate ishte afër për të shënuar por Dellova spastroi zonën për t’ju shmangur golit të barazimit.

Deri në minutën e 90-të Ballkani ishte shumë i mirë por në 9 minutat shtesë të ndeshje Bate u tregua mjaftë e rrezikshme.

Por, në fund ishte Ballkani që u mbajt dhe kaloi tutje në fazën e grupeve të kësaj gare.

(Kosova Sot Online)