Al-Ittihad pritet të dorëzojnë ofertën më seroze për Mohamed Salah

  • S.A /
  • 01 September 2023 - 10:19
Al-Ittihad pritet të dorëzojnë ofertën më seroze për  Mohamed Salah

Skuadra e Lindjes së Mesme është e gatshme të paguajë mbi 120 milionë funte apo rreth 150 milionë euro për të transferuar Salah këtë javë, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit shihet si xhevahiri i radhës i madh për t’u transferuar në Superligën e Arabisë Saudite. Sipas mediumit Daily Mail, Al-Ittihad nuk po ka shumë sukses, pasi ata përpiqen të përfundojnë një marrëveshje të minutës së fundit për yllin e Ligës Premier.

Liverpooli nuk ka ndërmend të shesë Salah, pasi është i vendosur të ketë një sezon fantastik.

Klubi nga Anfield beson se nuk ka kohë për të nënshkruar ndonjë zëvendësues të përshtatshëm, edhe nëse marrin një tarifë të lartë.

(Kosova Sot Online )