Man United siguron Amrabatin, zyrtarizimi së shpejti

  • s. /
  • 01 September 2023 - 14:49
Man United siguron Amrabatin, zyrtarizimi së shpejti

Manchester United duket se më në fund ka siguruar shërbimet e Sofyan Amrabat. Klubi anglez tashmë raportohet se ka arritur marrëveshje edhe me Fiorentinan, transmeton "Kosova Sot Online". 

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se marokeni do të huazohet për këtë sezon në “Old Trafford”.

Marrëveshja e huazimit ka vlerën e 10 milionë eurove. Gjithashtu është përfshirë edhe opsioni i blerjes, që mund të aktivizohet verën e ardhshme.

Opsioni i blerjes ka vlerën e 20 milionë eurove, plus 5 milionë të tjera në formë huazimi.

27-vjeçari sot do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pastaj mund të zyrtarizohet te Manchester United.

(Kosova Sot Online )