A e dini kur do të mbyllet merkato në Arabinë Saudite?

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 18:52
A e dini kur do të mbyllet merkato në Arabinë Saudite?

Kur do të mbyllet merkato në Pro Ligën Saudite këtë sezon

Pro Liga Saudite e ka tronditur botën e futbollit këtë merkato ku ka transferuar emra të mëdhenj të futbollit në Europë. Duke transferuar një sërë yjesh të futbollit. Liga ka arritur që të tërheq një numër futbollistësh si Karim Benzema dhe Sadio Mane këtë sezon.

Prej që ekstravaganti Cristiano Ronaldo bëri kalimin e tij në Lindjen e Mesme, klubet me bazë në Saudi kanë arritur që të marrin futbollist nga skuadrat e mëdha të Europës duke ju ofruar atyre kontrata të majme këtë verë.

Edhe pse paratë janë faktori krucial që liga arriti që të këtë një autoritet të atillë që të tërheq futbollistë nga skuadrat elitare europiane.

Por kur hapet dhe kur mbyllet merkato në Pro Ligën Saudite

Merkato zyrtare në Pro Ligën Saudite fillon më 1 korrik dhe zgjat deri më 7 shtator. Kjo do të thotë që klubet nga Lindja e Mesme do të kenë një javë më shumë së klubet europiane për të blerë futbollistë të rinj.

Duhet të theksojmë po ashtu që FIFA e ka 20 shtatorin si datë të fundit të transfereve në Pro Ligën Saudite, por ajo lejon federatat e futbollit që të zgjedhin një datë specifike për ta përfunduar merkaton. Merkato e regjistrimit për klubet e Pro Ligës përfundon më 7 shtator, sipas faqes zyrtare të Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.

Menaxheri i Liverpool ka kërkuar që FIFA ta shikojë këtë hapësirë të mbylljes së merkatos në Europë dhe në Arabi Saudite, që ai të mbyllet si të gjithë afatet e tjera më 1 shtator.

Menaxheri i Reds mendon se kjo është një hapësirë e madhe e mbylljes së dy merkatove që i mundëson ligës saudite që të marrë futbollist në Eurppë kurse ata të mos kenë mundësi që të bëjnë përforcime pasi që futbollistët e tyre janë larguar.

Por, pavarësisht këtij reagimi të ashpër, shefi i transferëve në Pro Ligën Saudite, Michael Emenalo dëshiron që të sheh sa më shumë emra të mëdhenj në Arabi. Emenalo madje sugjeroi që ai i dëshiron të gjithë “emrat e mëdhenj të futbollit në Europë” në Arabi dhe se ata do të shpenzojnë edhe më shumë që kjo ëndërr të bëhet realitet.

Cilat janë blerjet më të mëdha për këtë sezon që bënë Arabia Saudite

Liga e shtetit nga Lindja e Mesme ka qenë dëshimtare e ardhjes se disa yjeve të mëdha këtë sezon. Klube si Al-Nassr, Al-Ahli, Al-Hilal dhe Al – Ittihad kanë arritur që të sjellin në radhët e tyre superyje të mëdhenj dhe kanë bërë një ligë të nivelit të lartë.

Emra të mëdhenj të futbollit u larguan nga skuadrat e tyre, njëri ndër ta ishte ylli i Real Madridit, Karim Benzema. Pas një karriere të bujshme në Spanjë, francezi u largua nga Los Blancos për t’ju bashkuar Al-Ittihad ku do të marrë një pagë prej 172 milionë funte në vit. Benzemës ju bashkua në skuadre N’Golo Kante, i cili shkoi atje si transfer i lirë nga Chelsea do të paguhet më shumë së 90 milionë euro në vit, ashtu sikure Jota që po ashtu do të fitojë 10 milionë funte në vit.

Al Ahli ka arritur që të sigurojë një treshe sulmuese të zjarrtë me Roberto Firmino që ju bashkua atyre nga Liverpool, Riyad Mahrez që u transferua nga City dhe Allan Saint-Maximin që u transferuar nga Newcastle.

Ish portieri i Chelsea, Eduard Mendy është një tjetër yll që i është shtuar skuadrës së Al – Ahli pasi që senegalezi nuk ishte më i preferuar i skuadrës londineze.

Skuadra e Cristiano Ronaldos po ashtu nuk ka mbetur në hije për t’i sjellë futbollist të rinj golashënuesit portugez. Kalorësit e Najd kanë përforcuar skuadrën me mesfushorin Marcelo Brozovic dhe Seko Fofana. Derisa ish sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane po ashtu është transferuar në këtë skuadër duke u lrgua nga Bayern Munchen. Mane pritet që të fitojë 33 milionë funte pagë nga Al-Nassr këtë sezon.

Al-Hilal po ashtu ka pasur një merkato të bujshme duke sjell futbollist për pozita t ndryshme. Arritja e Ruben Neves dhe Sergej Milinkovic-Savic, të cilët do të fitojnë në vit 15.6 milionë funte respektivisht 17 milionë për një vit, e kanë përforcuar shumë mesfushën e kësaj skuadre.

(Kosova Sot Online)