Ja kush i thotë lamtumirë Chelseat
Dikur cilësohej diamant që vinte nga akademia e klubit por karriera e sulmuesit të krahut në Stamford Bridge pati një fund të keq
Pothuajse është e paimagjinueshme që tani një klub si Bayern Munchen dikur ka qenë i interesuar për futbollistin e harruar të Chelsea Callum Hudson – Odoi, por në realitet ko kishte ndodhur më 2019.
Ndjekja dy vjeçare do të kulmonte me refuzimin e një ofertë për huazim me 70 milionë funte obligim blerje, me Blutë që rezistuan që ta shesin atë duke e konsideruar margaritar të klubit.
Sot ky futbollist ka kaluar me kontratë katër vjeçare në Nottingham Forest e ku kjo skuadër ka paguar vetëm pesë milionë funte për të.
(Kosova Sot Online)