Kolo Muani mbetet në Frankfurt, nuk po i kryen punë as greva

  • S.A /
  • 02 September 2023 - 08:42
Kolo Muani mbetet në Frankfurt, nuk po i  kryen punë as greva

Randal Kolo Muani pritet që të mbetet në Eintracht Frankfurt pavarësisht se ai hyri në një grevë për ta detyruar klubin që ta shesin në Paris Saint – Germain, transmeton "Kosova Sot Online".

Derisa Kolo Muani ka shkuar në grevë sepse kërkonte që të kalojë te skuadra e kryeqytetit francez, marrëveshja mes skuadrave ka dështuar. Kicker raporton që PSG dhe Frankfurt nuk kanë qenë në gjendje që të arrin një marrëveshje, ku kishin diskutuar edhe për një shkëmbim të mundshëm.

Hugo Ekitike ishte futbollisti që ishte paraparë për t’u shkëmbyer nga Parisi për në Frankfurt, por klubi nga Bundesliga e kishte konsideruar atë si shumë të shtrenjtë.

Skuadra nga Bundesliga kërkonte 90 milionë euro për Kolo Muanin, por sulmuesi francez do të mbetet në klub pasi që paketa e ofruar nuk u konsiderua e pranueshme për Frankfurtin.

Kolo Muanit tani i mbetet që ta hajë një byrek më mish para se të fillojë që të ri-integrohet në skuadrën e Frankfurtit. Ata do të luajnë kundër FC Koln në Bundesliga këtë të diele, më 3 shtator. 

(Kosova Sot Online )