Dështimi 72 milionësh i Arsenalit mund të transferohet në Besiktas

  • S.A /
  • 04 September 2023 - 16:24
Dështimi 72 milionësh i Arsenalit mund të transferohet në Besiktas

Ylli i Arsenalit, që ka mbetur i pa preferuar në skuadër, Nicolas Pepe më shumë gjasë do të largohet nga Besiktas pasi që Topçinjtë janë duke u përgatitur për t’ia shkëputur kontratën, transmeton "Kosova Sot Online" .

Pepe, kontrata e të cilit skadon më 2024, nuk është pjesë e planeve të Mikel Artetas këtë sezon, e cila gjë ka shtyrë klubin që t’ia shkëpus kontratën futbollistit, një sezon para se ajo të përfundojë.

Kjo do të bëjë që 28 vjeçari ta pranojë ofertën e Besiktas dhe t’ju nashkohet atyre si futbollist i lirë, shkruan L’Equipe. Raporti thekson që futbollisti për momentin i ka kryer testet mjekësore në Paris para se formalisht ta pranojë ofertën e klubit turk.

Pepe sezonin e kaluar e kaloi i huazuar të skuadra e Ligue 1, O|GC Nice, ku arriti që të shënonte tetë gola në 28 paraqitje. Pasi që u kthye në Arsenal, ai nuk ishte pjesë e skuadrës as në stërvitjet e ndeshjet para sezonale dhe nuk ishte përfshirë në asnjë nga katër ndeshje e Premier Ligës që Arsenali ka luajtur deri me tani këtë sezon.

(Kosova Sot Online )