Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 14:58
Gjermania kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Gjermania ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të basketbollit.

Gjermanët triumfuan ngushtë 81:79 ndaj Letonisë në çerekfinale.

E gjithë ndeshja ishte pothuajse tërësisht e barabartë, por diferenca u bë në çerekun e dytë, kur Gjermania triumfoi 23:18.

Në gjysmëfinale, Gjermania do të ketë mision tejet të vështirë, ku përballet me favoriten kryesore, Amerikën. 


(Kosova Sot Online)