Goditje e fuqishme e Kylian Mbappe: Nuk do të vazhdojë me PSG – do të humben 80 milionë euro për Real Madridin

  • S.A /
  • 07 September 2023 - 08:25
Goditje e fuqishme e Kylian Mbappe:  Nuk do të vazhdojë me PSG – do të humben 80 milionë euro për Real Madridin

Kylian Mbappe pritet që të largohet nga Paris Saint-Germain si transfer i lirë në fund të sezonit, sipas një raporti, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbappe i ka thënë klubit të tij edhe njëherë që ai nuk do të nënshkruan kontratë të re pavarësisht bisedimeve për ta vazhduar kontratën gjatë verës, shkruan 90min, përcjell "Kosova Sot Online". Mbappe, madje është i gatshëm të heq dorë edhe nga 80 milionë euro të bonusit të pagës dhe të qenit besnik ndaj kontratës me klubin dhe kështu të largohet në verën e vitit të ardhshëm pa para.

Mbappe shkaktoi një përçarje të madhe në PSG në fund të sezonit të kaluar kur ai informoi i pari që nuk do ta shfrytëzoi opsionin për zgjatje të kontratës edhe për një vit. Kjo bëri që PSG të rrezikonte ta humbiste atë pa para në vitin e ardhshëm, me presidentin Nasser Al-Khelaifi që lansoi një ultimatum duke i thënë se ai ose do ta zgjasë kontratën ose do të shitet këtë verë. Megjithatë, bisedimet vazhduan dhe së shpejti u tha se do të këtë një marrëveshje të re.

Por, duket se Mbappe e ka rikthyer qëndrimin e tij të mëparshëm që e kishte gjatë merkatos dhe prapë dëshiron të largohet në verën e vitit 2024.

Al Khelaifi e ka paralajmëruar 24 vjeçarin që ai do të përballet me qëndrim në bankinë për tërë sezonin nëse refuzon t’i përkushtohet klubit, por ai u kthye në skuadrën e Luis Enriques, madje ka shënuar tashmë pesë gola në tri ndeshje të lLigue 1 këtë sezon,

Me zhvillimet e fundit, PSG mund të zgjedh ta ngrijë atë përsëri apo ta lërë të luajë atë për shkak të rëndësisë që ai ka për skuadrën.

(Kosova Sot Online )