Lexoni edhe:
700 tifozë zviceran zbarkojnë në stadiumin Fadil Vokrri për ndeshjen Kosovë – Zvicër
Në ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës, Xherdan Shaqirit i bëhet realitet një ëndërr. Për herë të parë ai do të luajë në vendlindje kundër saj, por pret edhe reagime negative, tansmeton "Kosova Sot Online".
Në karrierën e Xherdan Shaqirit ka pasur shumë ndeshje speciale. Me Zvicrën, përpos ndeshjeve me Kombëtare të mëdha, mbahen mend duelet e nxehta me Serbinë por edhe ato me Shqipërinë e tani njëjtë pritet të jenë edhe këto me Kosovën. Për herë të parë ai luajti kundër atdheut të prindërve të tij dhe vendlindjes në Basel më 2020, ku Zvicra barazoi me Kosovën.
Të shtunën, sulmuesin kosovaro-zviceran e pret një ndeshje krejtësisht ndryshe.
700 tifozë zviceran zbarkojnë në stadiumin Fadil Vokrri për ndeshjen Kosovë – ZvicërLexoni edhe:
“Ndeshja është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ne duam të reagojmë pasi humbëm pa nevojë pikë ndaj Rumanisë )2-2) dhe Kosova dëshiron të korrigjojë startin e keq në këto kualifikime. Pasi mori vetëm tre pikë në katër ndeshjet e para, Federata e Futbollit të Kosovës kishte ndarë rrugët me trajnerin francez Alain Giresse dhe ka emëruar Primoz Glihan. Slloveni e kishte drejtuar tashmë ekipin dy vjet më parë. “Mund t’i japë një shtysë të re skuadrës”, ka thënë Shaqiri, i cili është i bindur se kosovarët kanë luajtur nën nivelin e tyre deri më tani.
Një shembull tjetër në Kosovë
Shaqiri ka lindur në Kosovë më 10 tetor 1991. Pas një viti ai migroi me familje në Zvicër. Ai sot reflekton duke menduar se si do të ishte jeta po që se ai do të ishte rritur në Kosovë, derisa bëri intervistë me media një ditë para udhëtimit të tij në Kosovë, ku do të shkojë në Prishtinë.
“E sigurt se do ta kisha pasur shumë më vështirë për të ndërtuar një karrierë sikurse e kam ndërtuar me Zvicrën. Edhe pse jam i bindur që me qëndrimin, vullnet dhe punë çdo gjë është e mundur”, ka thënë ai.
Falë sukseseve të tij në futboll, për Shaqirin është festuar si në Zvicër ashtu edhe në Kosovë. Kosovës ju desh të luftojë për pavarësi, të cilën ata e fituan dhe deri me tani atë e kanë njohur 100 shtete që janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Kosovarët janë krenar për këtë pavarësisht se ai “nuk luan për kombëtaren e tyre”.
Shaqiri, tashmë afër 32 vjet, nuk e dinë saktë se çfarë e pret në kryeqytetin kosovar. “Mendoj se do të pritem pozitivisht”, thotë ai.
Me të do të jenë edhe Granit Xhaka dhe Uran Bisilimi që po ashtu janë kosovar. “Por, është pothuajse e sigurt se disa njerëz nuk do të na presin mirë. Ne që jemi në futboll jetojmë me këtë”.
Kur do të vije pensioni
Është e qartë: Shaqiri mezi pret duelin e së shtunës. Fillimisht për të nuk ishte e qartë se a do të mund të luajë kundër Kosovës. Për kohë të gjatë mjaftonte që ai të luante ndeshje miqësore kundër atdheut të prindërve të tij. UEFA dhe FIFA pranuan Kosovën në vitin 2016 dhe ata luajtën në kualifikime të Botërorit po atë vit. Shaqiri në atë kohë u kontaktual për të luajtur për Kosovën, por ai vazhdoi me Zvicrën.
Gjatë kësaj kohe ai është treguar besnik ndaj Zvicrës, me të cilën ka luajtur 114 ndeshje, e ku ai është i treti në rënditje pas Heinz Herman (118) dhe Granit Xhakës (115). Kur do të jetë e fundit ende nuk dihet. Shaqiri nuk komenton mundësinë që ai të luajë edhe në Botëror të 2026, që do të zhvillohet në SHBA vendin ku tani luan Shaqiri. “Nuk më pëlqen të shikoj shumë për të ardhmen. Unë, ende kam forcë në këmbët e mia dhe mezi pres që të marrë ftesë nga Kombëtarja e ku udhëtoj pavarësisht se udhëtimi është shumë i gjatë”.
(Kosova Sot Online )