Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Gliha me rreshtim ndryshe dhe disa ndryshime

  • S.A /
  • 09 September 2023 - 11:33
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Zvicrës – Gliha me rreshtim ndryshe dhe disa ndryshime

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ndarë tashmë mendjen për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Zvicrës në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kosova është nikoqire e Zvicrës në takimin e vlefshëm kualifikues për “Euro 2024”, në kuadër të Grupit I.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet.

Lexo po ashtu“Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj një herë në Kosovë”, Xherdan Shaqiri me postim prekës

Ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë e para për përzgjedhësin e përkohshëm, sllovenin Primoz Gliha, i cili erdhi si pasues i Alain Giresse të shkarkuar.

Gliha ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar me lojtarët e ftuar dhe ka pasur të gjithë në dispozicion për t’i shikuar nga afër rreth formës së tyre.

Telegrafi mëson se përzgjedhësi slloven do të ndryshoj rreshtimin e preferuar të Giresse dhe do të luajë me formacionin e tij të preferuar 3-5-2, i cili në raste mund të transformohet në një 3-4-3.

Në portë do të jetë i përhershmi Arijanet Muric, ndërsa treshja pritet të formohet nga kapiteni Amir Rrahmani në qendër, Betim Fazliji nga e djathta e tij dhe Fidan Aliti nga e majta.

Në mesfushë do të jenë Florian Loshaj, Valon Berisha dhe Florent Muslija, i cili shihet i favorizuar para Bernard Berishës, ndërsa nga krahët do të luajnë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarata.

Në sulm, Milot Rashica do të jetë si sulmuesi i dytë dhe ndihmues i Vedat Muriqit, i cili do të jetë plotësisht i deklaruar në vijën e parë.

(Kosova Sot Online )