Kombëtarja e Kosovës e merr rrugën drejt Bukureshtit, gati për sfidën me Rumaninë

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 10:33
Kombëtarja e Kosovës e merr rrugën drejt Bukureshtit, gati për sfidën me Rumaninë

Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës e ka marrë rrugën drejt Bukureshtit, një ditë para ndeshjes me Rumaninë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar një video ku shihet ekipi kosovar duke e marrë rrugën drejt kryeqytetit rumun.

Shtëpia e futbollit kosovar shkruan se “Dardanët” udhëtuan me plot motiv, dëshirë dhe shpresë për rezultat pozitiv ndaj Rumanisë, të cilën e ka kundërshtare direkte për pozitën e dytë në grup.

Kosova do ta zhvillojë nesër mbrëma ndeshjen që konsiderohet si vendimtare për fatin e saj për një kualifikim eventual historik në Evropian.

Të shtunën, Vedat Muriqi me shokë barazuan me Zvicrën me rezultat 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

https://streamable.com/0ofar9

(Kosova Sot Online )