Me këngë partiotike, si u festua në Tiranë pas fitores së kuqezinjve

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 13:16
Me këngë partiotike, si u festua në Tiranë pas fitores së kuqezinjve

Menjëherë pas vërshëllimës finale nga arbitri, lojtarët kuqezi iu hodhën në qafë njëri tjetrit për të festuar fitoren historike ndaj Polonisë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”, transmeton "Kosova sot Online ".

Më pas nga stadiumi “Air Albania” festa e tifozëve kuqezinj u zhvendos nëpër sheshet dhe rrugët e Tiranës. Me flamuj në duar mijëra tifozë nga të gjitha trojet shqifolëse, festuan për fitoren historike me thirrje dhe këngë patriotike deri në orët e para të mëngjesit.

Të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës, mjaft shqiptarë e ndoqën sfidën në stadium, por edhe nga kafenete e Tiranës.

Gjatë festimeve u shënua një incident në bulevardin Dëshmorët e Kombit ndodhi pak minuta pas mesnate. Pranë vendit ku po festonin tifozët kuqezi kaluan mbështetësit e skuadrës polake. ëtij provokimi të tifozëve polakë iu kundërpërgjigj tifozeria shqiptare. Ishte policia që parandaloi përshkallëzimin e situatës, dhe shoqëroi në komisariat disa prej tyre.

Shqipëria ia doli të mposhtë Poloninë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Për djemtë e Sylvinhos, golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.

(Kosova Sot Online )