Leverkuseni po mendon ta “blindojë” Xabi Alonson, të cilin e pëlqen Reali

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 15:57
Leverkuseni po mendon ta “blindojë” Xabi Alonson, të cilin e pëlqen Reali

Njëri prej sekreteve të Bayer Leverkusenit është pa dyshim bankina. Trajneri i “Aspirinëve”, Xabi Alonso po e bën mrekullinë në bankinën e ekipit gjerman, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ish-futbollisti i njohur spanjoll shihet si favorit absolut për ta marrë në dorë ekipin e Carlo Ancelottit që nga vera e vitit 2024, kur të largohet trajneri italian, i cili do të bëhet selektor i Kombëtares së Brazilit.

Mirëpo, Leverkuseni po mundohet ta “blindojë” trajnerin e tij, i cili është çelës i sukseseve.

Alonso për momentin gëzon rrogë mjaft të majme, përfshirë këtu edhe bonuset, një rekord absolut për një trajner në ekipin kuq e zi.

Sidoqoftë, herët ose vonë, ish-futbollisti i Real Madridit, Liverpoolit dhe Bayern Munichut do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online )