Kombëtarja e Kosovës arrin në Bukuresht, fillojnë përgaditjet për nesër mbrëma

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 15:09
Kombëtarja e Kosovës arrin në Bukuresht, fillojnë përgaditjet për nesër mbrëma

Kontingjenti i Kombëtares së Kosovës ka mbërri në Bukuresht, aty ku nesër mbrëma do të përballet me Rumaninë në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vedat Muriqi me shokë janë optimistë se do të dalin me kokën lartë nga përballja më e rëndësishme e tyre në Grupin I.

“Dardanët” barazuan së fundmi me Zvicrën në shtëpi dhe mbetën në garë për ta siguruar kualifikimin historik në një Kampionat Evropian.

Ata aktualisht gjenden pesë pikë prapa Rumanisë, ndaj së cilës iu nevojitet gjithsesi fitorja për t’i rritur gjasat për kualifikim.

Trupa e trajnerit Primoz Gliha do ta mbajë një seancë stërvitore sonte në orën 19:00 në tokën rumune, ndërsa prej orës 19:30 me kohën lokale në Bukuresht do të mbahet konferenca për shtyp.

https://streamable.com/e/ve53y6#

(Kosova Sot Online )