Duka: Zemra mal nga Kombëtarja dhe tifozët

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 16:17
Duka: Zemra mal nga Kombëtarja dhe tifozët

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur shumë i lumtur pas triumfit të Kombëtares me rezultatin 0-2 ndaj Polonisë në “Air Albania”.

Në një reagim në rrjetet sociale kreu i FSHF-së falenderoi ekipin dhe tifozët për emocionet e bukura që dhuruan, por shtoi se kurrsesi nul duhet kaluar në eufori.

“Super super, super fitore e Kombëtares ndaj Polonisë! Zemra mal për këta djem dhe për tifozët fantastikë që mbështetën papushim skuadrën dhe e motivuan të arrinte këtë fitore historike. Dua t’i falënderoj të gjithë një nga një që bënë të mundur këtë sukses madh, që na afron gjithmonë e më shumë drejt objektivit, finaleve të Euro “Gjermani 2024”.
Është momenti të festojmë, por nuk duhet kurrsesi të kalojmë në eufori, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të nisim që nga nesër punën për ndeshjen e radhës, pasi kemi edhe tre finale për të luajtur. Urime edhe një herë skuadrës, stafit teknik për punën e bërë dhe tifozëve. Të vazhdojmë kështu, jemi të ndërgjegjshëm që kjo skuadër ka potencial të madh dhe yjet tanë kuqezi na bëjnë të gjithëve të ëndërrojmë. U jemi përjetë falënderues tifozëve që e kthyen stadiumin në një arenë që ushtoi për 90 minuta në mbështetje të simbolit të të gjithë shqiptarëve.
Suksese dhe forca Shqipëria!”-shkruan kreu i FSHF-së.

(Kosova Sot Online)