E papritur: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 21:11
E papritur: Ndërpritet ndeshja Rumani – Kosovë

Është ndërprerë ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

Gjyqtari kryesor ndeshjes ka vendosur për ndërprerjen e ndeshjes, pasi disa tifozë rumun kanë ndezur mjete piroteknike

Ata gjithashtu kanë shfaqur mesazhe skandaloze kundër shtetit të Kosovës.

Rumunët po dëgjohen që nga fillimi i ndeshjes duke brohoritur “Serbia, Serbia”.

Ekipet janë larguar drejt zhveshtoreve.

(Kosova Sot Online)