Pendohet Zhegrova, e tërheq deklaratën që e dha pas ndeshjes me Rumaninë, foli "gabimisht" për probleme të brendshme

  • S.A /
  • 13 September 2023 - 08:25
Pendohet Zhegrova,  e tërheq deklaratën që e dha pas ndeshjes me Rumaninë,  foli

Edon Zhegrova e lëshoi një deklaratë “bombë” mbrëmë pas humbjes nga Rumania, duke e shprehur mllefin dhe zhgënjimin e tij me momentin që po e kalon Kombëtarja e Kosovës, transmeton "Kosova sot Online ".

Futbollisti i Lillet theksoi se nevojiten ndryshime të brendshme për të dalë nga kjo situatë, por nuk e specifikoi në detaje se për çfarë ndryshime duhet bërë,

“Duhet mi ndrru do gjana të brendshme brenda. Skisha desht me fol ma shumë sepse nuk më takon mu. Njerezit folin ama se dijn cka ndodhë brenda. Kisha pas qejf me dal një lojtar ma me përvojë me fol, me diskutu me Presidentin Ademi edhe me krejt neve qe me zgjedhë këtë problem”, theksoi sulmuesi anësor pas lojës.

Por, futbollisti i krahut gjatë mesnatës e bëri një postim sqarues në Instastory, përmes së cilit  u shpreh se deklaratat e tij ishin keqkuptuar pasi ka menduar që ndryshimet duhet të bëhen veç në fushën e blertë.

Rënia drastike e formës së “Dardanëve” në vitet e fundit lë vend për dyshime që përnjëmend ka probleme brenda Kombëtares së Kosovës, të cilat megjithatë nuk janë zbuluar asnjëherë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin sqarues të yllit kosovar në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot Online )