"Kosova Sot" 25 vjet në funksion të fjalës dhe shprehjes së mendimit të lirë!

Muhamet Kelmendi

  • 13 September 2023 - 07:36

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Gazeta ditore "Kosova Sot" shkon në këtë përvjetor me shumë të arritura lidhur me mendimet e sjellura për lexuesin mbi pragmatizmin real në çdo fushë të jetës dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

"Kosova Sot" ka arritur të krijojë një opinion të qartë për jetën, për punën dhe për shtetin si mekanizëm organizativo- politik e juridik.

Me punime reale të sjellura në faqet e veta është shndërruar në një medium të kërkuar nga lexuesit. Nëpërmjet realitetit objektiv ka krijuar "Kosova Sot" një realitet real dhe koncept të qartë për një jetë të qetë.

Puna e kësaj gazete u përcjellë me analiza të shumta, reale dhe të faktuara në çdo fushë. Çdo mendim të shprehur e bëri mbi bazën reale.

Nuk pati mendime fantastike, që kënaqin lexuesit dhe që e dëmtojnë tërësisht jetën e tyre, duke dalë në anën e klikave të krijuara a të grupeve të interesit, mbi interesin e ditës. Mbeti gjatë gjithë kohës pragmatike dhe luftarake e realitetit që kalonte Kosova dhe kombi shqiptar. Shpresoj se këtë edhe do ta vazhdon tutje në rrugëtimin që ka përpara.

(Kosova Sot Online)