Bartra: S’kam parë askënd si Messi

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 19:30
Bartra: S’kam parë askënd si Messi

Marc Bartra ka thënë që “ai nuk ka parë askënd si Messi” që dinë “të bëjë spektakël”, dhe ai këtë është duke e bërë edhe në Inter Miami

Ikona e Argjentinës nuk është vetëm një legjend në Kamp Nou që bëri kalimin e tij në SHBA këtë verë, me Sergio Busquets dhe Jordi Alba që po ashtu i janë bashkuar atij në Florida. Kjo ka bërë që ai të këtë publik të madh në Amerikë, me biletat që janë shitur pothuajse të gjitha pasi aty është shfaqur Messi.

Bartra, i cili tani është në Real Betis, është një ndër ata që e shikon vazhdimisht Messi kur luan atje dhe ai i ka thënë SPORT se Messi me fitoren e Kupës së Ligës tregoi se çfarë futbollisti spektakular është. “Nuk kam parë kurrë si ai, ishte spektakël. Jam i lumtur që ai është i lumtur në Miami, njëjtë si për Busin dhe Alban, me të cilët flas shpesh. Normalisht, edhe me Tata Martinon, i cili kishte kujdes të madh për mua sa ishte në Barca”, tha ai.

Bartra është produkt i Akademisë së famshme La Masia dhe vazhdon të jetë afër ngjarjeve që ndodhin me skuadrën nga Katalonia. Ai po ashtu ka lavdëruar edhe sensacionin e ri të Barça, Lamine Jamal, me 16 vjeçarin që ka filluar mirë në Blaugrana.

(Kosova Sot Online)