Manchester United konfirmon lëndimin e Aaron Wan-Bissaka, do të mungojë për dy muaj periudhë rehabilitimi

  • S.A /
  • 18 September 2023 - 16:16
Manchester United konfirmon lëndimin e Aaron Wan-Bissaka, do të mungojë për dy muaj periudhë rehabilitimi

Në komunikatën e klubit manchester Unitet thuhet: “Aaron do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar pasi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Brighton.”, transmeton "Kosova Sot Online".

Teksa në njoftimin zyrtar thuhet se anglezi mund të jetë jashtë fushave për disa javë, mediumi anglez “The Athletic”, ka raportuar se ai mund të mungojë deri në dy muaj.

Wan-Bissaka është paraqitur në të gjitha pesë ndeshjet e para në Ligën Premier deri më tash këtë sezon. Diogo Dalot me shumë mundësi do të startoj si mbrojtës i djathtë në sfidën e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich.

(Kosova Sot Online )