Iranianët i bëjnë pritje të “çmendur” Al-Nassr dhe Ronaldos, qindra tifozë vrapuan pas autobusit të ekipit

  • A.P /
  • 18 September 2023 - 20:15
Iranianët i bëjnë pritje të “çmendur” Al-Nassr dhe Ronaldos, qindra tifozë vrapuan pas autobusit të ekipit

Ekipi i Al-Nassr ka udhëtuar drejt Iranit, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve aziatike.

Sauditët do të përballen me Persepolis. Ndeshja do të zhvillohet të martën, në “Azadi Stadium” të Teheranit

Iranianët i bënë një pritje të “çmendur” ekipit të Al-Nassr, aty ku aktivizohet ylli botëror, Cristiano Ronaldo.

Qindra fansa u panë duke vrapuar pas autobusit të Al-Nassr, aty ku ishte edhe portugezi

(Kosova Sot Online)