Presidenti i Tottenhamit: E kemi klauzolën e riblerjes së Kanet

  • S.A /
  • 20 September 2023 - 14:03
Presidenti i Tottenhamit: E kemi klauzolën e riblerjes së Kanet

Këtë verë, Harry Kane u largua nga Tottenhami për t’iu bashkuar Bayern Munichut për 100 milionë euro, transmeton "Kosova Sot Online".

Më 12 gusht u zyrtarizua transferimi i futbollistit anglez në “Allianz Arena”, por pak më shumë se një muaj më vonë vjen një detaj që s’ishte përmendur më parë.

Është Daniel Levy, respektivisht president i Spurs, ai që e zbulon një fakt interesant që është cekur në kontratën e përfaqësuesit anglez.

“E kemi një klauzolë për riblerjen e Kanet. Dua ta falënderoj për krejt çka ka bërë për ne, këtu është gjithmonë i mirëseardhur. Harry është një pjesë e familjes sonë, një anëtar mjaft i dashur dhe i vlerësuar. Do të mbetet gjithmonë në histori të Tottenhamit”, deklaroi numri një i klubit londinez për mediat angleze. 

(Kosova Sot Online )