Ofertuesve s’po ju pëlqen tani skuadra e Ten Hag

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 19:11
Ofertuesve s’po ju pëlqen tani skuadra e Ten Hag

Procesi i blerjes së Manchester United raportohet se është goditur nga një tjetër pengesë, pasi që skuadra e Erik ten Hag ka pasur një fillim të dobët të sezonit

Djajtë e Kuq e kanë nisur shumë keq sezonin në Premier Ligë, ku kanë humbur tri nga pesë ndeshjet e para të sezonit – për herë të parë në histori. Sipas The Times, kjo formë është duke ndikuar keq në procesin e shitjes së klubit.

Blerësit potencial, përfshirë Sir Him Ratcliffe dhe grupi i Katarit që udhëhiqet nga Sheik Jassim Bin Hama dal-Thani, tani nuk kanë diskutim që të takohen dhe as nuk duan që ta diskutojnë çmimin prej më shumë së 6 miliardë euro të vendosur nga familja Glazer.,

Procesi i shitjes së klubit u inicua në nëntor të vitit të kaluar kur Glazers lajmëruan që klubi ishte për shitje, por shitja që nga atëherë është penguar nga disa pengesa. Në një pikë, Ratcliffe, themelues i Ineos, ishte afër një marrëveshje, por procedurat legale për blerjen fillestare dhe 67 për qind e aksioneve për Glazers e kanë penguar këtë proces.

Por, pengesa kryesor mbetet ende çmimi i lartë që ia ka vendosur pronari i tanishëm blerësait potencial. Edhe pse grupi i Katarit dhe biznesmini britanik kanë ofruar më shumë se 5 miliardë funte, Glazers kanë kërkuar më shumë. Sipas raportit, forma e fundit e Manchester United dhe përfshirja e lojtarëve në skandale si ajo e Mason Greenwood, Antony dhe Jadon Sancho i kanë komplikuar gjërat dhe dy ofertuesit kryesor tani nuk dëshirojnë t’i rrisin më ofertat e tyre.


(Kosova Sot Online)