Shaqiri ndëshkohet me karton të kuq në humbjen e Chicagos

  • S.A /
  • 21 September 2023 - 12:48
Shaqiri ndëshkohet me karton të kuq në humbjen e Chicagos

Xherdan Shaqiri e kishte një ditë të errët me ekipin e tij, Chicago Fire. Futbollisti kosovar ka qenë fytyrë tragjike e ekipit nga MLS-ja. Përfaqësuesi zviceran u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 0:3 nga Columbus Crew.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë, kurse më pas u ndëshkua me të kuqin në minutën e 67-të derisa skuadra ishte duke humbur 0:3 ngase vendësit i realizuan tre golat në 23 minutat e parë. 

(Kosova Sot Online )