Sylvinho e ka gati një tjetër zbulim te Shqipëria, merr për herë të parë sulmuesin nga Serie A

  • S.A /
  • 21 September 2023 - 16:04
Sylvinho e ka gati një tjetër zbulim te Shqipëria, merr për herë të parë sulmuesin nga Serie A

Sylvinho e ka treguar prej kohësh që ka një nuhatje të madhe për zbulimin e talenteve. Trajneri i Shqipërisë e ka gati një tjetër risi për Kombëtaren, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas informacioneve të siguruara nga Sport Ekspres, trajneri brazilian mund ta ftojë edhe Marvin Cunin për ndeshjet e tetorit.

Trajneri po e vëzhgon me vëmendje dhe ka mundësi që ftesa të dërgohet për sulmuesin e Serisë A që luan te Frosinone.

Veçanërisht për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të ketë kundër Bullgarisë. Megjithatë vendi i Cunit nuk është ende i garantuar pasi kundër Bullgarisë janë disa prej lojtarëve të stolit që duhet të plotësohen me minutat në këmbë, që të kenë edhe ata shansin për të dhënë kontributim e tyre me Kombëtaren.

(Kosova Sot Online )