Nora Gjakova e fiton medaljen e artë në 'Grand Slam Baku 2023'

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 17:20
Nora Gjakova e fiton medaljen e artë në 'Grand Slam Baku 2023'

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023”.

Xhudistja kosovare e mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani për të triumfuar në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Paraprakisht, Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në xhiron e dytë ajo e mposhti me Ippon, pasi e mbajti për 20 sekonda, garuesen nga Polonia, Arleta Podolak.

(Kosova Sot Online)