Garuesja e re me ngjyrë u injorua dhe nuk iu nda medalja

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 16:40
Garuesja e re me ngjyrë u injorua dhe nuk iu nda medalja

Një video u shfaq së fundmi në rrjetet sociale, e cila e kap momentin nga evente GymSTART, i organizuar nga Federata Irlandeze e Gjimnastikës, e mbajtur në mars të vitit 2022.

Video e ka fituar një vëmendje domethënëse online, ndërsa shihet një zyrtare e kapërcen një gjimnaste të re me ngjyrë gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, shkruan “hersport.ie”.

Incidenti është rikthyer në skenë pas gati një viti e gjysmë dhe kjo ka bërë që Federata Irlandeze e Gjimnastikës ta lëshojë një komunikatë zyrtare për shtyp duke iu adresuar këtij rasti skandaloz.

Zyrtarja që ishte ngarkuar me detyrën e ndarjes së medaljeve kalon kah garuesja në fjalë, por e kalon atë duke ndarë medalje vetëm për shoqet e saj.

(Kosova Sot Online)