Portieri e feston para kohe me vallëzim pritjen e penalltisë, ajo që ndodhi më pas do t’ju lë pa fjalë!

  • S.A /
  • 26 September 2023 - 09:40
Portieri e feston para kohe me vallëzim pritjen e penalltisë, ajo që ndodhi më pas do t’ju lë pa fjalë!

Futbolli di të sjellë gjithmonë befasi dhe të papritura. E futbolli në sallë është edhe më atraktiv dhe edhe më i paparashikueshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një rast i rrallë ka ndodhur në një ndeshje të futsallit. Në fakt, portieri për pak sekonda ishte hero dhe fytyrë tragjike. Portieri në fjalë e priti penalltinë e lojtarit kundërshtar me numër 92, i cili ra përtokë për huqjen nga pika e bardhë. Me këtë rast, portieri festoi duke vallëzuar, por nuk e mendonte fare faktin se topi mund të përfundonte në rrjetë. Dhe, kështu ndodhi pasi portieri ishte i pavëmendshëm dhe topi i pritur nga ai me gjunjë, shkoi lartë dhe përfundoi në rrjetë. E pabesueshme, por e vërtetë! 

https://www.facebook.com/watch/?v=2290981877755748

(Kosova Sot Online )