Kosovare Asllani kritikon federatën italiane: Ndeshje në pyll, pamë më shumë kafshë se njerëz

  • S.A /
  • 28 September 2023 - 09:39
Kosovare Asllani kritikon federatën italiane: Ndeshje në pyll, pamë më shumë kafshë se njerëz

Itali-Suedi ishte një nga ndeshjet e Nations League për femra, e cila u fitua me rezultatin 0-1 nga përfaqësuesja ku luan edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një prononcim për mediet suedeze, Asllani kritikoi federatën italiane se pse vendosi që ky takim të luhej në “Stadio Teofilo Patini” në Castel di Sangro.

Sipas futbollistes së Milanit, ai vend nuk ishte aspak miqësor, ndërsa shtoi se panë më shumë kafshë se njerëz aty, përcjell ss.

“Është shumë e diskutueshme që Federata Italiane e Futbollit organizoi një ndeshje këtu, në pyll. Pamë më shumë kafshë se njerëz këto ditë. Ky është një vend vërtet jomikpritës, mendoj se është turp që luhej këtu në vend të një qyteti të madh ku mund të vinin më shumë njerëz për të nderuar kombëtaren e tyre“, tha Kosovare Asllani.

(Kosova Sot Online )