Përplasje e ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 10:50
Përplasje e  ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte në dukje i frustruar me Vinicius Junior pasi braziliani nuk ndoqi udhëzimet e tij kundër Las Palmas, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Real Madridi fitoi të mërkurën mbrëma me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre ndaj Las Palmas në kuadër të javës së shtatë në La Liga. Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë dhe është në rregull te Los Blancos, pasi nuk po ka qetësi në këtë fillim sezoni dhe këtë e tregon një përplasje verbale mes Ancelottit dhe Vinicius Jr. “Duhet të luash më lirshëm, më i hapur”, i tha Ancelotti lojtarit në pjesën e dytë të lojës. “Çfarë do që unë të bëj?”, pyeti Vinicius, duke shtrirë krahët dhe duke treguar strukturën e ekipit në fushë. “Nuk mund të luash në këtë mënyrë, nuk mund të luash në këtë mënyrë!”, iu përgjigj tutje trajneri italian.

Vinicius Jr kaloi shumicën e kohës në krahun e majtë kundër Las Palmas. Ai ishte i përmbajtur mjaft mirë – ndoshta Ancelotti donte që ai të bredh nga pozicioni ndonjëherë. Braziliani bëri paraqitjen e tij të parë për Los Blancos pasi mori një dëmtim në fillim të këtij sezoni. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kamera kapi Ancelottin dhe Vinicius duke kaluar njëri-tjetrin pa thënë lamtumirë, vetëm duke parë me inat njëri-tjetrin. Kjo është domethënëse, sepse trajneri i Real Madridit shtrëngoi duart me të gjithë lojtarët e tjerë të tij teksa u larguan nga fusha pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online )