Ja si u shpetua portieri i Ajaxit u shpëtua me defibrilator

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 10:19
Ja si u shpetua portieri i Ajaxit u shpëtua me defibrilator

Ndeshja Waalwijk-Ajax u ndërpre përfundimisht, pas dëmtimit të rëndë që pësoi portieri Eitenne Vaeseen.

Portieri i vendasve ra pa ndjenja në minutën e 85’ pas përplasjes me sulmuesin e Ajax Brian Brobbey.

Pas rënies pa ndjenja të Vaeseen, shokët e skuadrës vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e menjëhershme ishte edhe ndërhyrja e stafit mjekësor, që i shpëtuan jetën 28-vjeçarit, ndërsa nga mediet holandeze bëhet me dije e është përdorur edhe një defibrilator.

Vaeseen u nxor me barelë nga fusha e lojës, ndërsa arbitri thirri edhe lojtarët e tjerë në dhomat e zhveshjes.

(Kosova Sot Online)