Inzaghi: Benfica ekip i madh

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 19:20
Inzaghi: Benfica ekip i madh

Interi do të presë nesër në mbrëmje Benfikën në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Në prag të këtij dueli, trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

Nesër prisni Benfikën, cfarë ndeshje do të jetë?

“Do të jetë një ndeshje kërkuese, përballemi me një ekip që luan me intensitet shumë të lartë, i cili ashtu si Interi ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, përveç një. Ata tashmë kanë fituar Superkupën, është një ekip i përbërë nga lojtarë që njihen.

A është gati Cuadrado?
Ai u stërvit sot, pasi nuk ishte stërvitur që nga ndeshja kundër Milanit. Ai kishte një shqetësim por është thirrur për dueli pasi është shumë lojtar i rëndësishëm tek i cili po llogaris për ndeshjet e ardhshme”.

Çfarë meritash keni për rritjen e Lautaros?

“Këtë duhet ta thotë ai, unë mund të them se të gjithë e njihni si futbollist. Në dy vitet e para ishte fantastik dhe këtë vit e nisi edhe më mirë. Ndryshe nga futbollisti, unë mendoj për njeriun, ka përkushtim total, çdo ditë në maksimum, dhe më pas një ndjenjë e madhe përkatësie ndaj Interit që bën diferencën.”

Çfarë ndryshimi shihni te Benfika në krahasim me vitin e kaluar?

“Është një ekip i madh, ata kanë ndryshuar disa lojtarë sepse kanë sjellë një portier të ri, kanë dy mesfushorë të ndryshëm, është Di Maria dhe qendërsulmuesi ka ndryshuar. Ata kanë ndryshuar disa lojtarë që u japin atyre cilësi vendimtare, si Di Maria që të gjithë e njohim, por parimet e lojës janë të njëjta. Do të kërkoj një ndeshje shumë intensive.”

Si janë Frattesi dhe Sensi?

“Asnjëri prej tyre nuk do të jetë nesër. Sensi ka një problem që mendoj se do të rregullohet pas pushimit, Frattesin po e vlerësojmë nëse mund të jetë kundër Bologna”.


(Kosova Sot Online)