Trepça është gati për FIBA Europe Cup

  • A.P /
  • 03 October 2023 - 14:27
Trepça është gati për FIBA Europe Cup

Të mërkurën, skuadra e Trepçës e nis garën në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit do të jenë në grup së bashku me ekipin nga Islanda, Tindastoll, si dhe atë nga Estonia, Parnu.

Fillimisht, xehetarët do të takohen me ekipin e Tindastoll këtë të mërkurë, takim që nis nga ora 18:00.

Më pas, nuk do të ketë pushim për mitrovicasit, pasi një ditë më vonë, pra të enjten, do të përballen me skuadrën vendase, Parnu, po nga ora 18:00.

Trepça ka udhëtuar drejt Estonisë të dielën, aty ku do të zhvillohet kjo garë.

Kjo nuk është hera e parë për mitrovicasit që marrin pjesë në FIBA Europe Cup.

Debutimin e tyre e bën vjet, ku ishin organizator të këtij turneu, por që nuk arritën kualifikimin në grupe.

E sa jemi tek grupet, janë gjithsej shtatë, një me katër skuadra dhe gjashtë me tri.

Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup. Kujtojmë që Trepça është nënkampione e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)