
Ballkani është gati për ndeshjen e madhe me Dinamon

Ballkani është duke u bërë gati për super-sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Therandasit e nisën me humbje kampanjën e dytë në fazën e grupeve nga Viktoria Plzen, ndërsa këtë të enjte do ta presin gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“5 tetor, ora 18:45, dy kampionë ballkanik zbresin në Prishtinë, për t’u përballur mes vete”, ka shkruar klubi nga Suhareka.
Therandasit njoftojnë se kanë mbetur edhe pak bileta në dispozicion për duelin e së enjtes, ndërsa i ftojnë tifozët e interesuar që të pajisen me to përmes linkut në vazhdim: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Ballkani i synon pikët e para të fazës së grupeve ndonëse s’do të ketë punë aspak të lehtë.
(Kosova Sot Online)