Ministri Çeku e jep një lajm të mirë për sportistët dhe për futbolldashësit e Prishtinës

  • S.A /
  • 07 October 2023 - 11:55
Ministri Çeku e jep një lajm të mirë për sportistët dhe për futbolldashësit e Prishtinës

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e ka dhënë një lajm të mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për fillimin e punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë.

Çeku e ka bërë të ditur këtë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Pa dyshim, këtij lajmi i është gëzuar më së shumti FC Prishtina, e cila pritet ta shfrytëzojë këtë stadium.

(Kosova Sot Online )