Inter Miami mbetet jashtë 'Play-Offit' në MLS

  • A.P /
  • 08 October 2023 - 11:24
Inter Miami mbetet jashtë 'Play-Offit' në MLS

Inter Miami edhe matematikisht ka mbetur jashtë fazës së “Play-Offit” në MLS.

Argjentinasi Messi,  u rikthye nga lëndimi, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës nga Miami që të mbajë gjallë shpresat për një vend në “Play-Off” për këtë sezon.

Të dielën, sipas kohës tonë lokale, Inter Miami pësoi humbje në shtëpi ndaj Cincinnati me rezultatin 0:1.

Humbja konfirmoi zyrtarisht se Inter Miami nuk mund të hyjë në “Play-Off” të këtij sezoni në MLS, që do të thotë se dy ndeshjet e tyre kundër Charlotte më vonë këtë muaj do të jenë të fundit të sezonit.

Inter Miami ndodhet në pozitën e 14-të në tabelën e Konferencës Lindore, me 33 pikë të grumbulluara pas 32 xhirove. 

(Kosova Sot Online)