Guardiola tregon disponimin pas humnjes sesrioze të Manchester Cityt: Lajm është lajm që fitoi Arsenali pas 12 humbjesh

  • S.A /
  • 09 October 2023 - 08:40
Guardiola tregon disponimin pas humnjes sesrioze të Manchester Cityt: Lajm  është lajm që fitoi Arsenali pas 12 humbjesh

Pep Guardiola e ka komentuar humbjen e sotme të Manchester Cityt nga Arsenali, transmeton "Kosova Sot Online".

“Gunners” fituan me rezultat 1:0 falë golit të Gabriel Martinellit, duke i dhënë kështu fund dominimit të “Citizens” në vitet e fundit.

Trajneri spanjoll thotë se njerëzit nuk duhet të flasin për humbjen e dytë sezonale të kampionit aktual anglez dhe evropian, por për arritjen e “Topçinjve”.

Arsenali fitoi ndaj ekipit nga “Etihad Stadium” pas plot pesë vjetësh pritjeje.

“Kjo nuk është lajm (humbja e Cityt). Arsenali duke e mposhtur Man Cityn për herë të parë pas 12 ndeshjesh është lajm”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut.

Arsenali dhe Manchester City do të jenë edhe në këtë sezon dy kandidatët kryesorë për ta fituar titullin e kampionit në Angli. 

(Kosova Sot Online )