Ballkani: Të shqetësuar me sulmet verbale dhe fizike ndaj trajnerit Ilir Daja

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 14:25
Ballkani: Të shqetësuar me sulmet verbale dhe fizike ndaj trajnerit Ilir Daja

Klubi i futbollit Ballkani ka dalë me një reagim sot pas skenave që ndodhën mbrëmë në derbin me Prishtinën.

Therandasit e kanë shprehur shqetësimin e tyre, për siç thonë, sulmet verbale dhe fizike ndaj trajnerit Ilir Daja.

Sipas tyre, trajneri shqiptar u sulmua nga vëllai i një zyrtari të klubit prishtinas, i cili hodhi shishe në drejtim të trajnerit.

Ballkani kërkon nga organet kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë masa për këtë incident.

(Kosova Sot Online)