Barcelonës do t’i rikthehen tre prej futbollistëve kryesorë

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 18:36
Barcelonës do t’i rikthehen tre prej futbollistëve kryesorë

Barcelona po vazhdon të vuaj nga lëndimet e disa prej futbollistëve kryesorë.

Ronald Araujo, Pedri, Frenkie de Jong, Raphinha dhe Robert Lewandowski janë në listën e lëndimeve te Barça.

Megjithatë, tashmë ka sinjale pozitive te disa prej tyre. Sipas “SPORT”, Pedri, Raphinha dhe Lewandowski janë në rrugën e rikthimit dhe do të kthehen në fushë para fundit të muajit.

Të tre futbollistët e përmendur besohet se do të jenë gati për derbin ndaj Real Madridit, që zhvillohet më 28 tetor.


De Jong është pak më larg rikthimit, ndaj ka gjasa të mungojë edhe në “El Clasico”.

Megjithatë, nëse Barcelona do të ketë në dispozicion Pedrin, Raphinhan dhe Lewandowskin, padyshim se do të ishte e rëndësishme dhe do të shtonte shanset për të triumfuar ndaj rivalit të përbetuar. 

(Kosova Sot Online)