‘Fytyra me shqiponjë’, tifozi unik me origjinë nga Struga merr pasaportën shqiptare

  • S.A /
  • 12 October 2023 - 16:35
‘Fytyra me shqiponjë’, tifozi unik me origjinë nga Struga merr pasaportën shqiptare

Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”.

Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me  pasaportë të Shqipërisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë  dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët e stadiumit  prej vitesh  është prezent edhe në media, si brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka afro 40 ndeshje të Kombëtares që i ka ndjekur nëpër stadiume të ndryshme të Europës, ku padyshim simbol mbetet fytyra e tij e pikturuar ku mbizotëron e kuqja e flamurit dhe shqiponja e zezë . Mbështetja unike ndaj Kombëtares i është shpërblyer Besmir Limanit, pasi tashmë ka edhe pasaportën shqiptare.

(Kosova Sot Online )